Orgjia që i kushtoi shtrenjtë shqiptares në Greqi: E filmojnë dhe… - Bota Sot
Orgjia që i kushtoi shtrenjtë shqiptares në Greqi: E filmojnë dhe…

Diaspora

Orgjia që i kushtoi shtrenjtë shqiptares në Greqi: E filmojnë dhe…

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Një 31-vjeçare shqiptare e ka pësuar keq nga lidhja me një burrë të martuar në Greqi.

Raportohet se ajo u njoh me babanë e dy fëmijëve në rrjetet sociale, por gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte menduar.

Sipas mediave greke, i dashuri e kishte filmuar shqiptaren teksa kryenin marrëdhënie dhe më pas e ka shantazhuar.

Jo vetëm kaq, shqiptarja ka thënë se ai e ka kërcënuar që të kryenin orgji me dy shokët e tij.

Ajo thotë se e ka bërë këtë pas kërcënimeve për publikimin e videove.

Sipas dëshmisë, shqiptarja ka thënë se bënte orgji të paktën 4-5 herë në muaj. Edhe këto skena ishin filmuar.

Shqiptarja thotë se është detyruar që të nënshkruajë një letër ku thekson se raportin e ka kryer me dëshirë, madje ka marrë 20 mijë euro.

Disa prej filmimeve kanë përfunduar në faqe porno.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...