Meta takim me shoqatat shqiptare në SHBA

Diaspora

Meta takim me shoqatat shqiptare në SHBA

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:17
Meta në SHBA

Në kuadër të vizitës në SHBA, Presidenti i Republikës së Ilir Meta, ka zhvilluar një takim më përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre  në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA.

‘Bashkëbisedim i përzemërt me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në SHBA. Falënderim e mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA’, ka shkruar ai në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat