Unifikimi i mërgatës dhe integrimi, synim parësor i LOBIT për bashkim kombëtar

Diaspora

Unifikimi i mërgatës dhe integrimi, synim parësor i LOBIT për bashkim kombëtar

Nga: Nebi Ajeti Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 21:44
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Funksionalizimi i  shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj në veçanti në mërgatën tone, ka bërë që të organizohen struktura të ndryshme organizative për realizimin e ideve në të mirë të avancimit të integrimeve të shqiptarëve brenda për brenda vendeve të tyre si dhe në strukturat e tjera të organizimit të shqiptarëve, Brenda dhe jashtë  atdheut

Që nga kohërat te organzimit te veprimtarisë së shqiptarëve ne mërgatë, ata vazhdimisht kanë bërë përpjekje që të këtë ta bëjnë përmes shoqatave të ndryshme, për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të avancuar kërkesat e tyre për realizimin aspiratave shekullore në drejtim të bashkimit gjithë kombëtar.

Një prej organizatave më të fuqishme shqiptare që ka marr si barrë për ta ngritë në piedestal avancimin e mërgatës shqiptare në Evropë, SHBA dhe në vendet e tjera të botës, është “Lobi Euroatlanikt Shqiptar”, i cili me mekanizmat e tij disponues ka synim që të bëjë më të prekshme funksionalizimin e unitetit shqiptar në Evropë dhe më gjerë.

Migrimi si proces historik i cili i ka ndjekë shqiptarët historikisht në të gjitha lëvizjet për liri e pavarësi, ka bërë që dikush të ngre zërin në mënyrë që të drejtat e tyre të kanalizohen në realizimin e kërkesave të përhershme; së pari për të mbajtur gjallë qënjen shqiptare e më pas për të bërë realitet ëndrren tonë shekullore të bashkimit kombëtar me qëllim të arritjes së objektivave të fushëveprimit të “Lobit Euroatlantik Shqiptar”. Aktivitetet që janë organizuar dhe do të organizohen, kanë një pikësynim që sipas parimeve të platformës dhe parimeve tjera të Lobit në një të ardhme të afërt, të ofrojnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për mërgaten shqiptare.

Duke u nisur nga kërkesat e vazhdueshme të bashkëatdhetarëve tanë,“Lobi Euroatlantik Shqiptar”,  ka një platformë konkrete kombëtare e cila siguron unifikimin e të gjitha forcave progresive në mërgatë, për ringjalljen e saj, për integrimin e saj në të gjitha nivelet në kuadër të institucioneve të vendit tonë dhe në kuadër të shteteve ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Arritja e këtyre objektivave kërkon zbatimin e një metodologjie përfekte të cilën hë për hë e ka vetëm “LOBI Euroatlanik Shqiptar”. Prandaj pjesëmarrja dhe krijimi i kushteve për rolin e faktorit shqiptar, bazohet edhe në rritjen e besueshmërisë që do të krijohet në skenën ndërkombatare duke fuqizuar në këtë mënyrë, rolin e faktorit shqiptar në raport me vendet ku ata jetojnë, por edhe në raport me shtetet përkatëse.

Image
Kryetari i LOB-it Shukri Ymeri me At Antonio Belushin

Veprimet e vazhdueshme të “Lobit Euroatlantik Shqiptar”, kanë për qëllim që të ndhmojnë dhe ti avancojnë të gjitha veprimet e institucioneve shqiptare në funksionalizimin e strukturave të vendeve tona por edhe në raport edhe më vendet  tjera. Duke e promovuar veprimatrinë e mërgatës tonë “Lobi Euroatlanik Shqiptar”, ka për qëllim që të ngrisë vlerat e pamohueshme të faktorit shqiptar në vendet tona dhe në diasporë. Mërgata jonë, sipas kryetarit të LEASH-it, zotit Shukri Ymeri do të vazhdojë të veprojë si bazament i fuqishëm në realizimin jo vetëm të përpjekjeve të unifikimit gjithëkombatë, kerkesave elementare e atyre të përgjithashme, por edhe të asaj sublime, që është zgjidhja përfundimatre e çështjes shqiptare-bashkimi kombatar.

Këmbimi i përvojave të ogranizmave të ngjashëm të vendeve të tjera, janë shembuj dhe udhërrëfyes jo vetëm për LOBI-in, por edhe për mërgaten tonë përgjithësisht, sepse LOB-i është një strukturë e fuqishme organizative që nxitë mobilizimin e përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në afirmimin e vlerës kombëtare dhe të çështjes shqiptare në të gjithbotmen shqiptare.

Mërgata jonë, duke u bashkuar për rreth LOBIT shqiptar, do të arrijë të realizojë të gjitha synimet e saj për tu integruar më fuqishëm në strukturat vendimmarrëse të vendeve tona por edhe të strukturave të tjera në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Rritja e vazhdueshme e numrit të migrantëve shqiptar në vendet e ndryshme evropiane, shtron nevojnë e një përkujdesje më të madhe për ta dhe këtë do ta bëjë pikërisht “Lobi Euroatlantik Shqiptar”. Kjo  dhe departizimi e depolizimi i mërgatës do të shkonin në funksion të realizimit të unifikimit të të përgjithshëm dhe të përhershëm të mërgatës sonë. “Lobi Euroatlantik Shqiptar”, duke u nisur pikësëpari nga parimi i synimit kombëtar dhe nga roli që ka marrë përsipër në unifikimin e mërgatës, do të bëjë të mundur që ajo ta ndiejë sigurinë e plotë në reailzimin e të gjitha synimeve të tyre arsimore, kulturore, ekonomike dhe kombëtare.

Platforma e “Lobi Euroatlantik Shqiptar”, synon që të qojë përpara dhe të ngrisë në këmbë të gjitha strukturat kombëtare në mënyrë që përgjegjësitë që ka marrë për të realizuar qëllimet  e tyre, të bëhen realitet. LOBI, është i vetdishëm se për këtë qëllim kërkohet një mobilizim i të gjithëve, por poashtu është i vetëdishëm se vetëm LOBI është strukturë e fuqishme organizative e kombëtare, që mund të realizojë këto synime të planifikuara.

LEASH fton të gjitha klubet, shoqatat, asociacionet e vendeve ku mërgata jonë jeton dhe punon që t’i bashkohen strubullarit kombëtarë të tij, sepse përgjegjësitë që ai ka marrë mbi vete janë realizimet më të afërta dhe më të pranueshme per të arritur atë që është synim I të gjithëve, duke u nisur që nga aspekti i integrimeve tuaja e deri të aspekti gjithëpërfshirës përkatësisht realizimi i unitetit gjithëkombatarë dhe bashkimit kombëtar.

Duke marr  parasyshë angazhimet e deritashme dhe strukturën drejtuse të LOBI-it e përbërë nga ekspertë  të çështjes arsimore, ekonomike, komëbtare  realizimi i të gjitha synimeve gjithë komëbtare, është sipas të gjitha parametrave i arritshëm dhe i realizueshëm. Pra, “Lobi Euroatlantik Shqiptar”, është shtyllë e kombit tonë dhe duke e mbështetur atë me antarësim masiv duke zbatuar me përpikëshmëri,  pikat strategjike që parasheh platforma kombatre e tij që do të ngelin si parametra vendimtare dhe shpresëdhënëse, atëherë çështja shqiptare më në fund do të marrë orientimin e duhur, në drejtimin të cilin të gjithë ne e deshirojmë dhe të cilin, parasegjithash do ta realizojmë me perpikshmëri të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat