Nju Jork, u mbajt Dëgjim Publik rreth Ligjit për Diasporën

Diaspora

Nju Jork, u mbajt Dëgjim Publik rreth Ligjit për Diasporën

Nga: Beqir Sina Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Dëgjim Publik rreth Ligjit për Diasporën

Me kërkesë të përfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, të shtunën e kaluar, më 1 dhjetor, është mbajtur Dëgjim Publik me përfaqësues të Diasporës, shkruan në statusin e saj në rrjetin social Facebook -uebsajti i kesaj Konsullate ne Nju Jork.

Në njoftim thuhet se dëgjimi Publik kishte të bënte me një Projektligj për Diasporën, i cili tashmë është hartuar nga Grupi Punues, dhe u realizua në vazhdën e një sërë vizitash të përfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të Zyrës Ligjore të Kryeministrit nëpër vendet e ndryshme të botës-aty ku Diaspora jonë është më e përqendruar .

Krahas diplomatëve të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ishte z. Lorik Pustina-udhëheqës i Komunikimit, ndërkaq nga Kuvendi i Kosovës prezentë ishin deputetet: znj. Time Kadrijaj, znj. Fitore Pacolli dhe znj. Doruntinë Maloku. Përpos këtyre, prezentë ishin edhe z. Mentor Borovci-shef i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, dhe z. Arben Krasniqi-shef i Sekretariatit Koordinues të Qeverisë (Zyra e Kryeministrit).

Në këtë Dëgjim Publik në të cilin u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi për Diasporën tonë në Amerikë, morën pjesë veprimtar dhe disa lider të komunitetit, përfshirë  edhe kryetarin e Shoqates Atlantiku, së bashku me disa anëtarët e kësaj Shoqate të cilët kan shfaqur sugjerimet, këshillat dhe vërejtjet në lidhje me Ligjin e ri për Diasporën, simbas njoftimit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Në fund të këtij njoftimi shoqëruar edhe me fotografitë e takimit thuhet se përfaqësuesit e delegacionit nga Kosova u zotuan se sugjerimet, këshillat dhe vërejtjet në lidhje me Ligjin e ri për Diasporën do të shqyrtohen me kujdes dhe do të merren parasysh, gjithnjë në të mirë të Diasporës.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat