Dieta Mesdhetare, larg nga sëmundjet

Dieta

Dieta Mesdhetare, larg nga sëmundjet

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 10:09
Ilustrim

Dieta mesdhetare eshte marre ne mbrojtje nga UNESCO si trashegimi kulturore, qe prej vitit 2010, si pasoje e shume te dhenave qe vertetojne vetite e saj te dobishme per shendetin e njeriut.

Per here te pare, ajo eshte vene ne vemndje ne mes te shekullit te 19-te pas nje studimi te 7 vendeve, i cili tregoi se, popujt ne Danimarke dhe Greqi konsumonin te njejten sasi (te larte) yndyre, por danezet kishin shfaqjen me te larte te semundjeve te zemres ndersa greket ate me te ulten.

Kjo vecori evidentoi faktin se cilesia e yndyres eshte me e rendesishme se sasia e saj, qe konsumohet ne diete. Meritat, natyrisht i mori vaji i ullirit, qe me pas u kthye ne simbol te dietes mesdhetare dhe jetegjatesise qe ajo premton.

Hulumtuesit e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar se absorbimi i licopenit – substanca e kuqe që gjendet në domate – ka rritje drastike në efektivitet kur kombinohet me proteinë qumështi.

Ata besojnë se efektet e përdorimit të një kombinimi të tillë – e njëjtë me ata të cilët hanë dieta Mesdhetare– mund ta reduktojnë zhbllokimin e artereve që ndodh gjatë sëmundjeve të zemrës.

Licopeni njihet për parandalimin e arterosklerozës, por rrallëherë absorbohet në formë natyrale.

Në eksperimentet e mëhershme, formula e quajtur LactoLycopene, e kishte përmirësuar qarkullimin e gjakut për 53 për qind te pacientët të cilët kishin qenë të diagnostikuar me ndonjë sëmundje të zemrës.Joseph Cheriyan thotë se pilulat nuk janë zëvendësim i një diete të shëndetshme, por u ofrojnë përfitime shtesë tretmanëve të ndryshëm të sëmundjeve të zemrës.

Vlen të ceket se sëmundjet e zemrës mbeten ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes.

Të ushqehesh sipas dietës mesdhetare do të thotë të konsumosh:

Cdo ditë fruta (sidomos rrush dhe fiq), dhe perime të stinës (me bazë ngjyrën jeshile), sa me pak të përpunuara

Cdo ditë drithëra integrale të ndryshme (grurë, misër, oriz, bulgur, hikërror, tërsherë, elb); fasule te llojeve të ndryshme (thjerrza, qiqra, fasule me ngjyra)

2-3 herë në javë peshk dhe prodhime deti; fruta te thata dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli); eërza si rigoni, rozmarina, sherebela, menta, marjoram, trumza etj.

Disa herë në javë, sasi të kufizuara mishi shpendesh, bulmet te yndyrshem, vezë

Pak herë në muaj: mish të kuq dhe ëmbelsira

Në gatim përdoret vetëm vaji i ullirit i përpunuar në të ftohtë dhe shumë pak gjalpi i bagetisë.

Tipare të rëndësishëm të dietës mesdhetare janë edhe konsumi i moderuar i verës së kuqe, konsumi i çajrave bimore si çaji i malit dhe hidratimi i mjaftueshëm me ujë natyral.

Dieta mesdhetare eshte nje koncept që shkon përtej ushqimit, është një mënyrë jetese qe ka në fokus aktivitetin social (shijimin e ushqimit dhe praktikave të gatimit me njëri tjetrin), angazhimin fizik në sigurimin e ushqimit, përpunimin artizanal dhe jo industrial të tij, ekspozimin në diell dhe mbi të gjitha “gjithcka me masë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat