Jeni me dietë? Mos e lexoni horoskopin

Dieta

Jeni me dietë? Mos e lexoni horoskopin

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 16:21
Foto Ilustrim

Nuk është çudi që pas datës 1 janar (ndoshta edhe më parë) të gjithë i jemi drejtuar horoskopit për të ditur se si do të jetë ky vit që sapo ka nisur. Kini kujdes ama. Kush është në dietë bën mirë që të evitojë konsultën me yjet se si do të jetë viti tjetër pasi në rast të përgjigjeve negative, do të përfundoni t’i dorëzoheni tundimit për të ngrënë më shumë.

Madje, nuk vlen as shprehja “megjithatë nuk është se i besoj”. Dhe ky nuk është rezultati i një astrologu pesimist, por të dhëna të nxjerra nga një studim i kryer nga një grup kërkuesish të Universitetit të Xhons Hopkins, i publikuar në “Journal of Consumer Research”. Siç shpjegon drejtuesi i studimit Hyeongmin Kim: “Në botën perëndimore horoskopet janë kudo dhe pothuajse të gjithë e lexojmë nga pak, sidomos në fillim të vitit. Me ekspertët tanë jemi përpjekur të kuptojmë se sa ndikon leximi i horoskopit në zgjedhjet tona edhe në mënyrë të pavetëdijshme”. Vullnetarët e rekrutuar nga Kimi lexuan një horoskop jo shumë optimist për ta dhe pastaj janë vënë para zgjedhjes: mund të shkonin në një festë ose të pastronin shtëpinë, si një alternativë më e mirë.

Në fakt, ai që është më mosbesues ndaj horoskopit dhe mendon “të luajë me fatin” me mënyrat e veta, pasi lexon një horoskop jo shumë pozitiv bie më lehtë pre e tundimit për të dalë e për t’u dehur. Sipas Kimit kjo lidhet me faktin se për të përballuar idenë e një fati të keq, edhe ai që nuk është besimtar i dorëzohet keqardhjes dhe nuk i thotë dot jo një gjëje të këndshme. Në fakt, sipas studiuesit, pavarësisht besimit se skeptikët e kalojnë më mirë situatën e një horoskopi negativ, ndodh e kundërta: ata e përballojnë më keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat