Durrës/ Apeli rrëzon Shoqërinë Civile, ‘dritë e gjelbër’ ndërtimit të Velierës

Durrësi

Durrës/ Apeli rrëzon Shoqërinë Civile, ‘dritë e gjelbër’ ndërtimit të Velierës

Më: 22 janar 2019 Në ora: 16:16
Ilustrim

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë civile për Velierën duke u hapur rrugë punimeve pas mbi dy viteve pezullim. Sot Apeli rrëzoi kërkesën e shoqërisë civile me argumentin se nuk ka asnjë vepër penale nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako.

Më herët edhe gjykata e Shkallës së parë kishte dalë në këtë përfundim, pasi rrëzoi shoqërinë civile, por vendimi u ankimua dhe sot edhe kjo gjykatë e rrëzoi. Përpos gjykatës së Durrësit që foli, kjo çështje është e hapur edhe në gjykatën Administrative në Tiranë, pasi shoqëria civile bëri dy padi, penale dhe civile. Ecuria në Administrative në Tiranë ishte në varësi të vendimit nga gjykata e Durrësit, pasi prokuroria bëri aktin e ekspertimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat