Testohet siguria në portin e Durrësit – Qeveria plan masash për mbrojtjen e qytetarëve - Bota Sot
Testohet siguria në portin e Durrësit – Qeveria plan masash për mbrojtjen e qytetarëve

Durrësi

Testohet siguria në portin e Durrësit – Qeveria plan masash për mbrojtjen e qytetarëve

Më: 20 prill 2019 Në ora: 20:56
Porti Durrësit

Në prag të nisjes së sezonit të ri turistik janë marrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e çështjeve të sigurisë në portin e Durrësit. Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare zhvilloi një testim sa i takon nivelit të sigurisë në ambientet e terminalit të pasagjerëve në Port. Demonstrimi u ndoq nga afër edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo u shpreh se siguria në pikat kufitare ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurisë kombëtare.

“Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit është një port i certifikuar i cili ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit dhe është vendosur që të auditohet vetëm një herë në dy vite. Padyshim siguria në pikat kyçe, nevralgjike, të kufirit shqiptar, siç është porti dhe aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë një nga arsyet kryesore pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë gjithmonë dhe më afër përsa i përket kujdesit që ne kemi për qytetarët por dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare” tha Balluku.

Ushtrimi i sigurisë, ka për qëllim testimin e Planit të Sigurisë së Portit, gatishmërinë e Forcës së Sigurisë dhe bashkëveprimin e strukturave përkatëse ligjzbatuese në port. Porti i Durrësit është një nga pikat me fluksin më të lartë të udhëtarëve veçanërisht gjatë sezonit veror. Për vitin 2018, ky port ka përpunuar rreth 1012 tragete që kanë transportuar rreth 44.092 pasagjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...