E qëlloi 6 herë me thikë në sy të djalit 10-vjeçar/I mituri shoqëroi në spital nënën e mbytur në gjak

Durrësi

E qëlloi 6 herë me thikë në sy të djalit 10-vjeçar/I mituri shoqëroi në spital nënën e mbytur në gjak

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:18
Durrës

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi makabër në familje që tronditi pasditen e sotme Durrës. Viktima Hasbije Kuka, 36 vjeçe ka qenë me urdhër mbrojtje nga burri i saj Ardian Kuka, 37 vjeç i cili ka ushtruar dhunë dhe herë të tjera.

Shtëpia e familjes Kuka është në zonën periferike të Durrësit, në Spitallë, në zonën kodrinore ku burri pavarësisht se duhet të qëndronte larg ka shkuar sot në drekë. Ata janë konfliktuar dhe nga të dhënat paraprake dyshohet që në shtëpi ka qenë nëna me djalin 10 vjeç.

Burrë e grua kanë bërë sherr e më pas djali dëshmitar i skenës ka shkuar për të kërkuar ndihmë tek dajat. Kur kanë ardhur e kanë gjetur gruan me disa plagë me thikë, rreth 5-6, njëra pranë zemrës. Ka qenë 10 vjecari bashkë me dajat që kanë shoqëruar në spital 36 vjecaren e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat