Vetëdorëzohet zv/drejtori i Kadastrës në Durrës, në kërkim për legalizime false - Bota Sot
Vetëdorëzohet zv/drejtori i Kadastrës në Durrës, në kërkim për legalizime false

Durrësi

Vetëdorëzohet zv/drejtori i Kadastrës në Durrës, në kërkim për legalizime false

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:17
Arben Isaku

Arben Isaku është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit. Ai u shpall në kërkim pasi akuzohet për veprat penale ”Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” , ”Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Ai mban funksionin e zv/drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Isaku ka mbajtur më herët detyrën e kreut të ALUIZNI-t në qytetin bregdetar.

Në polici është vetëdorëzuar edhe shtetasi F.R., 28 vjeç, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Ata akuzohen se kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...