Çlirimi i Durrësit/ Mungesa e opozitës në ceremoni, Braçe: Kush u bie ndesh heronjve është i humbur

Durrësi

Çlirimi i Durrësit/ Mungesa e opozitës në ceremoni, Braçe: Kush u bie ndesh heronjve është i humbur

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:23
Erion Braçe

Në 75-vjetorin e çlirimit të Durrësit, zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se kjo datë historike nuk është një ditë e zakonshme, pasi Durrësi ishte qyteti i parë që u pushtua dhe bëri rezistencë ndaj fashizmit.

“Durrësi u bë qyteti i parë që priti luftëtarë nga e gjithë Shqipëria për të kundërshtuar pushtimin. Nga Durrësi u bë dhe dallimi i atyre që luftuan dhe atyre që tradhtuan. Ndaj Durrësi është qyteti kyç në historinë e Shqipërisë”, deklaroi ai.

Po kështu, Braçe reagoi sa i takon mospjesëmarrjes së opozitës në ceremoninë përkujtimore në nderim të dëshmorëve.

”Heronjtë i bën dhe i shpall lufta. Ndaj ne vendosëm t’i nderojmë ata përtej këtyre mauzoleumeve dhe varreve, t’i kthejmë në Bulevardin e Dëshmorëve për t’u bërë nderin që u takon. Cilido që u bie ndesh heronjve është i humbur. Nëse duan ta vazhdojnë historinë e tyre të nisur e të vazhduar në humbje është zgjedhja e tyre. Ne do të vazhdojmë t’i nderojmë heronjtë e luftës. Nder e respekt për të gjithë ata që luftuan për lirinë e pavarësinë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat