Shiko: Stadiumi bëhet shtëpi e durrsakëve, kalojnë natën në fushën e gjelbër

Durrësi

Shiko: Stadiumi bëhet shtëpi e durrsakëve, kalojnë natën në fushën e gjelbër

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 21:25

Qytetarët e Durrësit janë strehuar në stadiumin e qytetit “Niko Dovani” për të kaluar natën pas frikës për tërmet.

Atyre iu kanë shkuar ndihma me gjërat elementare si ushqimet, veshmbathje dhe batanije për të kaluar natën e sotshme.

Një grua që është strehuar në stadium tha se edhe pse janë shpërndarë ndihmat ka mungesa në gjërat bazë.

“Nuk e di nëse do të sistemohemi tjetër kund. Gjërat më elementare na kanë dhënë, por ka mangësi për nevojat tona. Këtu besoj se do ta kalojmë tërë natën sepse s’kemi zgjidhje”.

Pas shumë tërmeteve që po vazhdojnë të godasin Shqipërinë qytetarët e Durrësit zgjodhën stadiumin për shkak të rrezikut më të vogël.

Numri i të vdekurve deri më tani është 21 derisa kërkimet për të tjerët nën rrënoja po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat