Behar Toska, një tjetër ndërtues që shtoi dy kate mbi lejen e dhënë nga bashkia Durrës - Bota Sot
Behar Toska, një tjetër ndërtues që shtoi dy kate mbi lejen e dhënë nga bashkia Durrës

Durrësi

Behar Toska, një tjetër ndërtues që shtoi dy kate mbi lejen e dhënë nga bashkia Durrës

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 22:03
Shqipëri

Në pamje të parë ky pallat në Durrës nuk duket se ka ndonjë dëm të madh në fasadë ne tij. Por ai është ndoshta rasti më i frikshëm i të gjitha dëmeve që ka bërë tërmeti. Nëse e shikon nga afër pallati qëndron i anuar. Ai ka një spostim nga pallati tjetër.

“Dëmi më i madh që shihet është lëshimi i strukturës. Sepse pallati ka anuar, ka një s’postim, nga ana e pallatit tjetër dhe nga mbrapa, që do të thotë baya nuk është e njëjtë me majën e pallatit”, tregon Argjentina Hoxha, banore.

Ky pallat është ndërtuar nga firma Toska shpk me pronar zotin Behar Toska. Edhe në themelet e pallatit duket qartë se godina është zhytur disa centimetra më poshtë se niveli i mëparshëm.

“Faji i pari është i shtetit sepse ka struktura që kontrollojnë ndërtimin, mënyrën si ndërtohet. Nëse shteti ka fjet gjumë dhe ka mbyll një sy atëherë duhet të mbajë përgjegjësi. Të na tregojë çdo bëhet me ne”, tregon Argjentina Hoxha, banore.

Nëse i hedhim një sy dokumentave zyrtare që Top Story ka siguruar,  vihet re se pallati ishte projektuar për 10 kate mbi tokë. Por më vonë ai ka bërë një shtese me dy kate të tjera. Në kontratat që banorët kanë bërë më firmën, pallati cilësohet si godinë më 10 deri në 12 kate. Në fakt leja fillestare ishte marrë për 10 kate. Dy katet e tjera shtese këtij pallati ia ka bërë dhuratë KRRT-ja e Bashkisë Durrës. Top  Story arriti të sigurojë vërtetimin e nënshkruar nga ish kryetari i Bashkisë Vangjush Dako. Dokumenti tregon se leja e pallatit në fjalë merr kushte të reja për shtesë kati. Kështu godina nga 11 bëhet me 12 kate.

Ky është shembulli më tipik se si me firmën e një zyrtari pallati zgjatet nga lart si me shkop magjik. Por pas tërmetit ai është zhytur në tokë. Nëse do të ishtë faji i truallit të dobët atëherë do të ishin zhytur edhe pallatet e tjera aty afër, por në fakt ulje në strukturë ka bërë vetëm ky pallat.

Banorët e pallatit të ndërtuar nga firma TOSKA janë me fat që janë gjallë. Por godinës së tyre akoma nuk i dihet fati. Grupet e ekspertëve refuzojnë të japin përgjigje definitive. Ata vetëm bëjnë shënim në dosje dhe largohen, ndërsa pronari i pallatit nuk duket gjëkundi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat