Operacioni i FNSH në Durrës/ Hetimi nisi në 2019-ën, midis të arrestuarve edhe OPGJ - Bota Sot
Operacioni i FNSH në Durrës/ Hetimi nisi në 2019-ën, midis të arrestuarve edhe OPGJ

Durrësi

Operacioni i FNSH në Durrës/ Hetimi nisi në 2019-ën, midis të arrestuarve edhe OPGJ

Më: 9 janar 2020 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer një operacion të gjerë në zonën e Durrësit ku kanë arrestuar disa persona. Top Channel mëson se janë lëshuar 19 urdhër ndalime.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se janë shoqëruar 9 punonjës policie, 2 oficerë të Policisë Gjyqësore (OPGJ), 2 inspektorë të Mbrojtjes së Territorit, 1 punonjës i njësisë Manëz dhe 5 qytetarë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të veprimeve korruptive, fshehjes e mosevidentimit të ngjarjeve kriminale, mos-marrje të kallëzimve, favorizim të ndërtimeve pa leje.

Mësohet se dy OPGJ-të manipulonin provat në vendngjarje, ndërsa inspektorët e policisë nuk referonin ndërtimet pa leje.

Operacioni i FNSH-së është realizuar në Sukth, Manëz dhe Shijak.

Hetimi për këtë çështje ka nisur që në qershor të 2019-ës, ndërkohë që nga policia apo prokuroria nuk ka ende një reagim zyrtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat