Durrës/ Vazhdojnë vjedhjet në godinat e dëmtuara nga tërmeti - Bota Sot
Durrës/ Vazhdojnë vjedhjet në godinat e dëmtuara nga tërmeti

Durrësi

Durrës/ Vazhdojnë vjedhjet në godinat e dëmtuara nga tërmeti

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:53
Durrës

Vjedhjet e banesave në godinat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, vazhdojnë të jenë prezente në Durrës.

Rasti më i fundit është shënuar në lagjen 18 të këtij qytetit, në pallatin fqinj me godinën e banimit ku si rezultat i shembjes gjatë tërmetit të 26 nëntorit humbën jetën 7 persona, anëtarë të familjeve Reçi dhe Karanxha.

Hajdutët kanë hyrë në një nga apartamentet duke thyer derën e blinduar dhe marrë prej saj shumë nga orenditë.

Më herët, edhe banorët e kompleksit Jedas, denoncuan se apartamentet e tyre ishin vjedhur nga hajdutë, duke shfrytëzuar situatën që rreth 280 familje ishin larguar nga banesat e tyre duke lënë në to sende dhe orendi shtëpiake me vlerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat