Pritet përkeqësim i motit në Durrës/ Autoritet kërkojnë marrjen e masave - Bota Sot
Pritet përkeqësim i motit në Durrës/ Autoritet kërkojnë marrjen e masave

Durrësi

Pritet përkeqësim i motit në Durrës/ Autoritet kërkojnë marrjen e masave

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme Detare Durrës kërkon marrjen e masave nga operatorët dhe ekuipazhet e anijeve për shmangien e incidenteve detare për shkak të përkeqësimit të motit.

“Në datat 26, 27 dhe 28 shkurt moti do të përkeqësohet pasi bregdeti ynë do të përfshihet që nga dita e sotme nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje dhe lartësia e detit në 2.3 metra. Moti do të përkeqësohet në dy ditët e ardhshme.

Në datat 27-28 shkurt drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpejtësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit do të arrijë 3.9 metra. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në të gjithë bregdetin shqiptar dhe pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar”, njoftojnë autoritetet.

Sipas autoritetit detar, informacioni jepet me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, si dhe kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat