Vrasja e dy vëllezërve, jepet vendimi për autorët e masakrës në Durrës

Durrësi

Vrasja e dy vëllezërve, jepet vendimi për autorët e masakrës në Durrës

Më: 11 maj 2020 Në ora: 13:50
Besmir dhe Viktor Haxhia

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “Arrest me burg” për autorët e vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Më 27 prill, Klevis Alla dhe Altin Ndoci kanë ekzekutuar pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës, dy vëllezërit të cilët ishin duke udhëtuar me Wolkswagen Golf.

Më 1 maj, drejtori i policisë Ardi Veliu njoftoi se dy autorët e ngjarjes ishin arrestuar nga policia.

Veliu tha se me arrestimin e tyre u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat