Rihapet edhe trafiku i drogës, sekuestrohen 38 kg heroinë në portin e Durrësit - Bota Sot
Rihapet edhe trafiku i drogës, sekuestrohen 38 kg heroinë në portin e Durrësit

Durrësi

Rihapet edhe trafiku i drogës, sekuestrohen 38 kg heroinë në portin e Durrësit

Më: 18 maj 2020 Në ora: 09:06
Sekuestrohen 38 kg heroinë në portin e Durrësit

Lehtësimi i masave të lëvizjes ka rikthyer në punë edhe trafikun e drogës.

Policia kufitare ka sekuestruar në portin e Durrësit 68 pako me lëndë narkotike heroinë.

Në pranga ka rënë 49-vjeçari Dh. Z., banues në Babrru, Tiranë,që po transportonte me kamion lëndën narkotike.

"Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që  e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë" njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat