Durrës: Kapet hajduti që vidhte këmbësorët buze detit

Durrësi

Durrës: Kapet hajduti që vidhte këmbësorët buze detit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 08:28
Foto

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur finalizimin e operacionit të koduar "Përsëritësi".

I arrestuari është shtetasi me iniciale E. H., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

''Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë:

- Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

- Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

- Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.

- Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat