Pallati në Durrës i riparueshëm, por vijon të lëvizë pas çdo lëkundje - Bota Sot
Pallati në Durrës i riparueshëm, por vijon të lëvizë pas çdo lëkundje

Durrësi

Pallati në Durrës i riparueshëm, por vijon të lëvizë pas çdo lëkundje

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:06
Foto

Më shumë se 6 muaj pas tërmetit, banorët e një pallati në Durrës mbeten ende të pasigurtë. Objekti është vlerësuar si i riparueshëm nga Instituti i Ind1ërtimit, por banorët thonë se ekspertët privatë kanë vlerësuar se ka lëvizur me 51 cm, duke u shndërruar në rrezik. Në këto kushte ata kërkojnë hetim nga prokuroria, shembjen dhe rindërtimin e pallatit.

Ky pallat në lagjen 5 të Durrësit i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit  është vlerësuar i riparueshëm nga Instituti i Ndërtimit, por banorët e tij denoncojnë se ai vazhdon të cedojë pas çdo lëkundje të lehtë tërmeti.

Në matjen e fundit, sipas banorëve ai rezulton se ka lëvizur me 51 centimetra, duke u kthyer në një rrezik serioz.

Ndaj për të disatën herë, banorët e pallatit dolën në protestë për të kërkuar shembjen dhe rindërtimin e objektit ku tashmë jetojnë 25 familje pasi u është hequr bonusi i qirasë.

Çështjen e kanë çuar në prokurori, dhe presin përfundim të shpejtë të hetimeve për të shmangur tragjedi të mundshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat