Banorët e pallatit 1035 në lagjen numër 9 të qytetit të Durrësit janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi siç thuhet në njoftim pallati është dmëtuar rëndë nga tërmeti dhe do të shembet.
Por banorët shprehen kundër këtij vendimi. Njoftimi i ka zënë në befasi, pasi siç thonë ata pallati nuk është i dëmtuar dhe se ata banojnë në të që prej tërmetit të 26 nëntorit.
Banorët shprehin indinjaten e tyre se si pas 8 muajsh banesat e 18 familjeve qenkan prishur kur nuk u ka shkuar asnjë komision për të parë gjendjen dhe nuk ka marrë asnjë familje bonus qiraje dhe as kanë aplikuar për grantet e riparimit.
Vetëm një javë më parë, tregojnë ata, ka shkuar një grup që kanë bërë foto dhe kanë nxjerrë njoftimin.
Ata madje hedhin akuza se ka grupe interesi që lakmojnë pozicionin e pallatit, i cili ndodhet në një pikë dominuese të qytetit ku dhe çmimi i banesave është i larte.
Banorët e pallatit akuzojnë strukturat e shtetit për korrupsion dhe kërkojne që të rivleresohet pallati nga specialistët.
Për këtë kanë bërë edhe një peticion pasi pallati është vendosur të shembet pa i vënë në dijeni.
Në Durrës ka shumë banesa që janë rrënuar dhe banorët e tyre kane dalë në protesta të shpeshta për ti shembur, por që nuk po shemben.
Ndërsa pallati 1035 nuk ka pësuar asnjë dëm, sipas banorëve, dhe kërkohet të shembet.