Stuhia dëmton statujën e Redonit, Perëndisë ilire të deteve dhe ujërave

Durrësi

Stuhia dëmton statujën e Redonit, Perëndisë ilire të deteve dhe ujërave

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:39
Statuja e Redonit

Stuhia që përfshiu Durrësin, mbrëmjen e 28 dhjetorit dëmtoi edhe statujën e Redonit, Perëndisë ilire të deteve dhe ujërave, vepër e realizuar nga skulptori i mirënjohur Ilirjan Xhixha që qëndronte në një prej shesheve kryesore buzë Adriatikut.

Stuhia e fortë rrëzoi gjithashtu edhe skelën e një objekti në ndërtim e sipër në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar edhe pse rreziku ka qenë i lartë.

Dëmtime të ngjashme pati në disa zona të qytetit, kryesisht në biznese. Ndërsa shëtitoren buzë detit e kishte mbuluar leshteriku dhe rëra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat