Pasojat nga përmbytjet, banorët në Durrës kërkojnë ushqime për familjen dhe për bagëtinë

Durrësi

Pasojat nga përmbytjet, banorët në Durrës kërkojnë ushqime për familjen dhe për bagëtinë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:57
Përmbytjet

Në qarkun e Durrësit pothuajse e gjithë sipërfaqja e përmbytur është çliruar nga uji, ndërkohë banorët e prekur kërkojnë ndihmë.

Në njësinë vendore të Katundit te ri, kane mbetur nën ujë vetëm 7 ha tokë.

Komisioni i verifikimit për dëmet në banesa ka mbyllur proces verbalet e rreth 220 objekteve dhe po punon me shpejtësi me qëllim që të përfundojnë gjithë zonën deri në darkën e sotme.

Ndërkohë janë pastruar nga llumrat në banesa rreth me zjarrfikëse 30 shtëpi dhe po vijon puna.

Banorët theksojnë se kanë nevojë urgjente për ushqime për familjet e dëmtuara si dhe ushqime për bagëtinë. 

Ata deklarojnë se u janë premtuar 250 pako, por këto nuk kanë shkuar ende.

Ndërkohë autoritete të njësisë vendore theksojnë se nevojat janë për rreth 500 pasi, ashtu si banesat me ujë, po ashtu dhe ato që u bllokuan nga ujërat e lumit Erzen, kane të njëjtën situatë ekonomike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat