Durrës/ Mjekja nën hetim për mjekim të pakujdesshëm, kush është 39-vjeçari që ndërroi jetë një ditë pas vizitës

Durrësi

Durrës/ Mjekja nën hetim për mjekim të pakujdesshëm, kush është 39-vjeçari që ndërroi jetë një ditë pas vizitës

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:26
Foto

Një mjeke gastrohepatologe e spitalit të Durrësit është vënë nën hetim pas vdekjes së një 39-vjeçari nga qyteti i Shijakut.

Ervis Murati ishte paraqitur pranë spitalit të Durrësit dhe pas vizitës me  mjeken gastrohepatologe është larguar për në banesë. Një ditë më pas, mbrëmjen e së enjtes 39-vjeçari ka humbur jetën në shtëpi, ndërsa familjarët nën pikëllim kanë kërkuar hetim dhe zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Burime spitalore bëjnë me dije për Top Channel se Murati vuante nga ceroza hepatike. Ndërkohë pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet të saktësojnë nëse mjekja nën akuzë ka ndjekur protokollin e duhur për trajtimin e pacientit, i cili pasditen e së premtes është përcjellë për në banesën e fundit.

Policia bën me dije se mjekja është nën hetim për veprën penale “hetim të pakujdesshëm”.

Njoftimi i policisë:

Shijak – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.

Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat