Një prej tyre i shpallur në kërkim, arrestohen tre persona në Durrës! Ja për çfarë akuzohen

Durrësi

Një prej tyre i shpallur në kërkim, arrestohen tre persona në Durrës! Ja për çfarë akuzohen

Më: 18 mars 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësi, ku një prej të arrestuarve ishte i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ndaluan shtetasin V. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 51 vjeç, banues në Sukth, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar në gjendje të duhur mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat