Vaksina, shpresë për rimëkëmbje/ Nis në Durrës vaksinimi në hoteleri-turizëm

Durrësi

Vaksina, shpresë për rimëkëmbje/ Nis në Durrës vaksinimi në hoteleri-turizëm

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Nisi në Durrës, këtë të shtunë, vaksinimi për operatorët e hoteleri-turizmit. I gjithë procesi shihet si një mundësi reale për rimëkëmbjen e këtij sektori jetik për ekonominë e rajonit të Durrësit.

Eduard Xhepa, ATA Durrës: “Mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë pasi të gjitha strukturat turistike do të pajisen me certifikata vaksinimi dhe kjo ndikon pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve që do të frekuentojnë Shqipërinë”.

”E bëra vaksinën shpresoj të kalojë lehtë e sa më mirë.”

”Vitin që lamë pas ndjeheshim të frikësuar. Tani ndjehemi më të sigurtë.”

”Ndjehem më mirë tani që po bëjmë dhe vaksinat. Më mirë do të jemi. Do të vijë më e mira.Them se do të jetë sezon më i mirë se vjet ku pati?!”

”Tani jemi krenarë. Jemi shumë më mirë se punojmë të sigurtë. Ishallah të na vijnë turistë dhe t’i presim me buzëqeshje dhe harmoni.”

Së shpejti do të nisë vaksinimi dhe për dy kategori të tjera, punonjësit e fabrikave dhe transportuesit e udhëtarëve.
Gjatë ditës së sotme, në Durrës, pritet të vaksinohen rreth 450 punonjës të sektorit hotelier, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinimeve ka arritur në mbi 20 500.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat