Rinumërohen 99 nga 108 kuti për Durrësin, shuhen shpresat e LSI për të marrë mandatin

Durrësi

Rinumërohen 99 nga 108 kuti për Durrësin, shuhen shpresat e LSI për të marrë mandatin

Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:11
Ilustrim

Në KAS po vijon numërimi i votave për qarkun e Durrësit. Nga 99 kuti të numëruara deri tani nga 108 në total, PS ka humbur 16 vota, PD 32 ndërsa LSI nuk ka rikuperuar asnjë votë, duke u shuar kështu dhe shpresat e saj për të marrë mandatin.

Janë 8 grupe rinumërimi të angazhuara në proces. Rinumërimi u kërkua nga LSI, pasi mandati i parë është ndarë me 136 vota.

Sipas Kryemadhit ka pasur shkelje dhe parregullsi dhe ata shpresojnë të marrin mandatin e parë në Durrës.

Ditën e djeshme, KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e 25 prillit në këtë qark.

Të gjitha vendimet e KAS të cilat nuk shkojnë ashtu siç i ka pritur PD dhe LSI do të shkojnë në Kolegjin Zgjedhor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat