Grabitja me dhunë në karburantin në Fllakë, policia jep detajet: Si ndodhi vjedhja

Durrësi

Grabitja me dhunë në karburantin në Fllakë, policia jep detajet: Si ndodhi vjedhja

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me grabitjen e regjistruar sot në një karburant në Fllakë të Durrësit. Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë- Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat