Mbytet në det një person në Durrës, dalin detajet e para

Durrësi

Mbytet në det një person në Durrës, dalin detajet e para

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 14:07
Durrës

Një person, rreth 60 vjeç, është mbytur në det mesditën e sotme në Durrës.

Viktima nuk është identifikuar ende.

"Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat