Arrestohen dy të rinj, ja për çfarë akuzohen

Durrësi

Arrestohen dy të rinj, ja për çfarë akuzohen

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 32-vjeçar banues në Varosh të Lezhë është arrestuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” sepse në vitin 2018, në Thumanë ka kanosur me armë zjarri një shtetas.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin:

E.F., 32 vjeç, banues në Varosh, Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në vitin 2018, në Thumanë, Krujë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin D. M”, njofton policia.

Po ashtu i arrestuar tjetër është një 22-vjeçar. Këtij të fundit Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat