I vuri zjarrin tokës me bimë në Durrës, vihet në pranga 49-vjeçari

Durrësi

I vuri zjarrin tokës me bimë në Durrës, vihet në pranga 49-vjeçari

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për zjarrvënie në Durrës.

Ai ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Durrës

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, për zjarrvënie në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin . Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat