Imunizim ndaj COVID, vaksinohen edhe emigrantët

Durrësi

Imunizim ndaj COVID, vaksinohen edhe emigrantët

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Përhapja me shpejtësi e variantit Delta në vend ka shtuar numrin e të infektuarve, po dhe interesin për t’u vaksinuar te qytetarët.

Sipas autoriteteve të Kujdesit Shëndetësor, në Durrës mesatarisht çdo ditë kryhen 600-700 vaksinime. Interes për kryerjen e plotë të vaksinimit po shfaqin edhe emigrantët që kanë bërë dozën e parë në vendet e BE-së ku jetojnë dhe punojnë.

”Jam në Itali dhe duhej ta bëja dozën II më 2 gusht po pata një urgjencë se kisha motrën të sëmurë. Për mua kishte rëndësi të merrja certifikatën e vaksinimit.”

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

The Japanese Way To Remove Body ToxinsNuubu

– Patët probleme me dozën e dytë?

”Asgjë dhe pse frikën ia kisha. Më tepër nga mosha dhe që ndërrova vend, por jo kaloi shumë bukur.”

Vaksinimi u është ofruar të gjithë emigrantëve të interesuar së bashku me certifikatën përkatëse në E-Albania.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit në Durrës janë kryer 94 500 vaksina, ndërsa muaji gusht vazhdon të jetë i hapur për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç, duke dhënë mundësinë e uljes së fuqisë transmetuese të virusit dhe numrit të shtrimeve në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat