Shtëpia e pabanueshme, askush nuk vë dorë mbi të! 92-vjeçarja nga Durrësi: Do vdes këtu!

Durrësi

Shtëpia e pabanueshme, askush nuk vë dorë mbi të! 92-vjeçarja nga Durrësi: Do vdes këtu!

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:35
Foto

Një shtëpi ka pësuar dëme të mëdha dhe është cilësuar i nivelit DS4, por askush nuk vë dorë mbi të. Brenda jeton një 92-vjeçare, e cila kërkon të shohë shtëpinë e rregulluar.

I afërmi ka sjellë pamjet në numrin e “Ti Raporton” në Top Channel duke treguar se gjyshja i thotë se do të vdesë në shtëpinë e saj, ndërsa tregon se e kanë nxjerrë me vështirësi jashtë.

“Kjo është shtëpia e një 92-vjeçareje që nuk i del shpirti pa parë shtëpinë e rregulluar.

Me zor e kemi nxjerrë se thotë që do të vdes në shtëpinë time. Ka kaq kohë që e mbajnë me rrena. Kjo është nëna ime, që jeton 100 metra larg bashkisë Durrës, e cilësuar DS4 dhe organet bëjnë një sy qorr e një vesh të shurdhët”, shkroi i afërmi i të moshuarës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat