Disa persona shtrohen në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, u helmuan në dasëm

Durrësi

Disa persona shtrohen në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, u helmuan në dasëm

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 07:51
Pamje nga video

Disa persona janë helmuar nga ushqimi në një dasëm dhe kanë përfunduar në Urgjencën e Spitalit Durrës.

Sipas raportimeve të mediave mes burrave dhe grave të helmuar ka edhe fëmijë.

Top Channel ka mësuar se aktualisht 6 vetë janë të shtruar në urgjencë dhe po marrin shërbim mjekësor.

Gjendja e tyre nuk është serioze. 6 personat po ndiqen në vazhdimësi nga mjekët deri në përfundim të analizave dhe ata nuk kanë temperaturë, por vetëm të vjella.

Një grup mjekësh ka shkuar vendin ku ka ndodhur ngjarja në lokalin që kanë konsumuar ushqimin.

Por gjithashtu dyshohet për virozë të lehtë, kjo vjen nga ndryshimi i temperaturave, pasi është e vështirë të ndodhë helmimi në pak orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat