Helmimi i dasmorëve në Durrës, arrestohen pronari i restorantit dhe kuzhinieri

Durrësi

Helmimi i dasmorëve në Durrës, arrestohen pronari i restorantit dhe kuzhinieri

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Arrestohen dy persona pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku disa dasmorë përfunduan në spital.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, janë arrestuar pronari i restorantit dhe kuzhinieri.

Ndërsa mësohet se numri i të helmuarëve nga ushqimi është 5.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Pajtim Kacani, 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe Bledar Hasa, 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat