Lluka dhe Bahtiri takojnë minatorët e Trepçës, s’arrijnë marrëveshje

Ekonomi

Lluka dhe Bahtiri takojnë minatorët e Trepçës, s’arrijnë marrëveshje

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:22
Pamje nga takimi

Një takim i zhvilluar sot në mes Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, Këshillit grevist të Minatorëve dhe kryetarit të Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, ka rezultuar pa marrëveshje.

Pas më shumë se dy orësh takim, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për minatorët grevistë, një gjë e tillë nuk është arritur.

Minatorët nga ana e tyre kanë  reduktuar kërkesat në dy sosh: Rritjen e pagave për 20 përqind  si dhe shkarkimin e Bordit dhe Menaxhmentit të Trepçës.

Ata janë shprehur të vendosur se pa realizimin e këtyre kërkesave nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje, duke paralajmëruar kështu edhe eskalim.

Kujtojmë se Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë që nga 3 janari i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat