Nënshkroi kontratë 1 vjeçare me Vala-n, qytetari ankohet se ju bë padrejtësi

Ekonomi

Nënshkroi kontratë 1 vjeçare me Vala-n, qytetari ankohet se ju bë padrejtësi

Nga: K.M Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:20
ValaKids

Në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka ardhur një ankesë e një qytetari i cili ka shprehur shqetësimin dhe dëshpërimin e tij në lidhje me kompaninë Vala – ValaKIDS.

Ai shprehet se është i mashtruar dhe se po kompania VALA po tenton ta vjedhë atë.

Fjala është për një prind i cili thotë se ka nënshkruar në vitin 2016 një kontratë me kompaninë Vala, për djalin e tij në lidhje me aplikacionin e tyre ValaKIDS, ku thotë se e ka bërë pagesën për 1 vit, me rastin e nënshkrimit të kontratës. Qytetari në fjalë thotë se asnjëherë deri sot nuk është kontaktuar nga kompania Vala, ndërsa sot e kanë thirrur në telefon duke ia kumtuar borxhin, i cili i është akumuluar deri tani.

 E kontaktuar nga “Bota sot”, zyrtarja nga qendra e thirrjeve kompaninë Vala, ka thënë se do të shqyrtohet çdo padrejtësi eventuale. “Saktësisht nuk e di se për cilin rast është fjala, por mund t`ju them se, kontratat që ne i bëjmë janë mjaftë të qarta, e kanë edhe një numër kontaktues i cili do të ishte në dispozicion të klientit 24 orë. Nuk e di, por sigurisht se nëse ka ndonjë padrejti, do të shqyrtohet”, ka theksuar ajo.

Vlen të theksohet se qytetari i cili ka shprehur ankesë, sot gjatë ditës do të takohet prapë me dikë nga kjo kompani dhe do ti shprehë pakënaqësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat