Lekaj: Prej se është vënë taksa, prodhimi vendor është rritur 25 përqind

Ekonomi

Lekaj: Prej se është vënë taksa, prodhimi vendor është rritur 25 përqind

Më: 12 mars 2019 Në ora: 18:37
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se raportet me PDK-në si partner i koalicionit dhe me të tjerët janë .

“Sa i përket raporteve, janë korrekte dhe ne po funksionojmë, po merren vendime për çdo ditë. Për çdo mbledhje kemi qenë unanimë në përkrahje të vendimeve që shkojnë në favor të zgjidhjeve të çështjeve  në favor të qytetarëve. Po bëjmë më të mirën e mundshme vendime që s’i ka marrë asnjë qeveri”, ka thënë Lekaj.

Ai theksoi se për taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës kanë mendime ndryshe, por që është vendim që paraprakisht është marrë me unanimitet.

“Ne jemi të sinqertë si AAK. Nuk largohemi nga dakordanca dhe marrëveshjet që kemi me koalicionin. Ka mendime ndryshe, por besoj se Kryeministri Ramush Haradinaj është duke punuar me korrektësi si koalicioni. PDK-ja ka qenë shumë korrekte. Kemi mendime të ndryshme për taksën, por është vendim që është marrë unanimisht, duhet të vazhdojë dhe nuk duhet të në lëkundë. Është marrë për të mirën e vendit”.

Prej se është marrë ky vendim që ka vënë përballë Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, është rritur shumë prodhimi vendor, tha Lekaj.

“Serbia na ka detyruar që të marrim një vendim të tillë me veprimet e saj jokorrekte dhe jodashamirëse. Sipas informacioneve që kemi, 25 për qind është rritur prodhimi vendor. Nga Oda e Afarizmit më kanë thënë se ka 25 për qind rritje. Kështu më kanë thënë”.

“Ajo që mund të them është se, edhe pse është vendim politik dhe i shtyrë nga ana e Serbisë, ne nuk jemi për tregti të mbyllur. Serbia ka bërë luftë të poshtër që Kosova të mos anëtarësohet në Interpol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat