Lluka flet për incidentin në Beograd

Ekonomi

Lluka flet për incidentin në Beograd

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:53
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se në Beograd ka shkuar gjithçka mirë deri në momentin kur e kuptuam se në sallë nuk do të lejohen mediat.

Lluka, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në fillim sjelljet e zyrtarëve serb ka qenë korrekte.

“Me fillimin e konferencës çdo gjë filloi mbarë, pasi të pranishëm ishin edhe kryeministrja serbe dhe të gjithë tjerët nga Bashkimi Evropian. Deri në ceremoninë e nënshkrimit filloi gjithçka perfekt. Pasi nënshkruam marrëveshjen u përshëndetëm me duar…”

“Me fillimin e panelit ndërministror për agjendën digjitale filluan disa incidente, që u dukeshin mjaft të organizuara”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik thotë se dyshimet e tij se diçka nuk do të shkonte mirë ishte kur kuptoi se mediat nuk do të lejoheshin të futen brenda.

“Do të duhej që planet e të gjitha ministrive relevante për vendet e tyre të monitoroheshin edhe nga mediat. Në momentin që nuk u lejuan mediat u pa që do të ketë diçka të tillë, dhe një incident i tillë ndodhi”.

Lluka tregon se ai kishte mbaruar fjalimin normalisht, por kur kishte ardhur radha e përfaqësueses së Shqipërisë, sapo ajo filloi u ndërprenë mikrofonat.

“Ndoshta më kanë ngatërruar kur kanë dëgjuar shqip, e ka pësuar përfaqësuesja e Shqipërisë. Orkestrimi ishte i tillë që në momentin që u ndërprenë mikrofonat, ndriçimi u fokusua te një grua që lexonte një letër se Kosova ishte pjese e Serbisë e gjëra tjera. I njëjti tekst kishte dalë edhe në ekranin e madh”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik thotë se i njëjti skenar kishte ndodhur edhe në gjithë panelet tjera kur është përmendur emri Kosovë. Ne kemi grumbulluar provat dhe i kemi dërguar BE-së.

Ai thotë se sot ka pasur edhe ngjarje tjera në agjendë por ai ka ndërprerë këtë vizitë dhe është kthyer në Kosovë.

“Sigurisht se nuk kemi pritur se në Beograd do të pritemi me lule. Por vetë fakti që jemi prezantuar si shtet ndoshta ka qenë më shumë incident për Serbinë”, tha ndër të tjera Valdrin Lluka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat