Krasniqi: Në Kosovë ka prodhime cilësore - Bota Sot
Krasniqi: Në Kosovë ka prodhime cilësore

Ekonomi

Krasniqi: Në Kosovë ka prodhime cilësore

Më: 7 prill 2019 Në ora: 18:23
Krasniqi, deklaroi sot se në Kosovë janë duke u prodhuar produkte kualitative

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, deklaroi sot se në Kosovë janë duke u prodhuar produkte kualitative, që janë konkurruese në tregjet e huaja.

Ajo gjatë një vizite në fabrikën e prodhimit të fasadave, ngjyrave dhe ngjitësit “Albafiks” në Duhël të Suharekës, njoftoi pronarin e kësaj kompanie, Lulzim Bujarin, për grantet që MTI bashkë me Bankën Botërore do t’i ndajnë për certifikimin e produkteve që të eksportohen në tregun e Bashkimit Evropian.

“Vizitat që po i realizojmë nëpër biznese kanë për qëllim t’i njoftojmë nga afër sipërmarrësit për grantet dhe lehtësirat që i ofron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në të bërit biznes. Zotin Bujari e njoftova që MTI dhe Banka Botërore do t’iu dalë në ndihmë prodhuesve me grante për certifikimin e produkteve që të jenë të gatshme për tregjet e BE-së”, tha Krasniqi.

Ajo po ashtu tha që vizita në këto biznese shërbejnë për t’i parë nga afër shqetësimet që kanë prodhuesit, në mënyrë që t’iu bëhet një zgjidhje në aspektin institucional.

“Puna e kompanisë ‘Albafiks’ dëshmon se Kosovë prodhohen produkte cilësore, që po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Krasniqi.

Ndryshe, kompania “Albafiks”, ka të punësuar 12 punëtorë që ka filluar punën në vitin 2010 dhe prodhon kryesisht për tregun e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...