OAK kërkon nga Ministri Hamza përkrahje për “Hidroregjionin jugor”

Ekonomi

OAK kërkon nga Ministri Hamza përkrahje për “Hidroregjionin jugor”

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 14:20
Pamje nga takimi

TVSH-ja dhe ngarkesa e kundërt janë disa çështje që “HIDROREGJIONIN JUGOR” të Prizrenit mund të i shkaktojnë probleme në implementimin e projekteve të KFV-së dhe Qeverisë së Kosovës, u tha ndër të tjera gjatë takimit që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) së bashku me “HIDROREGJIONIN JUGOR” zhvilluan me Ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Kryeshefi ekzekutiv Besim Baraliu kërkoi përkrahje që Ministri së bashku me ATK-në dhe Hidroregjionin ti kalojnë këto sfida për një zhvillim sa më të mirë të ujësjellësit dhe rritje edhe me të madhe të cilësisë së shërbimeve për qytetarët e vendit.

Ministri Hamza premtoi se do t’i jap përkrahjen maksimale kësaj kompanie në tejkalimin e këtij problemi, duke punuar dhe vepruar gjithmonë konform ligjit.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi në këtë takim ngriti edhe disa çështje tjera me të cilat po ballafaqohet sektori privat siç është problemi me riparimin e paisjeve të importuara nga vendet e jashtme, TVSH-ja e reduktuar tek kafshët, pajisja e bizneseve me dokumentin ATA CARNET një dokument ndërkombëtar dhe i përkohshëm i eksportit që përdoret në 87 vende dhe territore pa paguar detyrime dhe taksa të importit për mallrat që do të ri-eksportohen brenda 12 muajve.

Ministri Hamza theksoi se Ministria e Financave ka aplikuar për ATA CARNET dhe TIR CARNET dhe se janë në pritje të përgjigjes së aprovimit të këtij dokumenti.

Në fund të këtij takimi palët u shprehën se janë të gatshëm që së bashku t’i tejkalojnë sfidat dhe barrierat me të cilat sektori privat po ballafaqohet. 

Në këtë takim OAK u perfaqesua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Koordinatorja  Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Vanesa Gashi.
Pjesëmarrës të kompanisë “HIDROREGJIONI JUGOR” ishin: Kryeshefi Ekzekutiv Besim Baraliu, Zyrtari Financiar dhe i Thesarit Ibrahim Bajraktari dhe Udhëheqësi i Projektit Lulzim Paçarizi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat