Besa Gaxherri: Unë siguroj se autostrada do të bëhet, nuk do të kushtojë 1 miliardë euro - Bota Sot
Besa Gaxherri: Unë siguroj se autostrada do të bëhet, nuk do të kushtojë 1 miliardë euro

Ekonomi

Besa Gaxherri: Unë siguroj se autostrada do të bëhet, nuk do të kushtojë 1 miliardë euro

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 20:59
Besa Gaxherri

Kandidatja nga radhët e LDK’së, Besa Gaxherri, ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të bëhet. Por përdallim nga AAK’ja, ajo tha se ne do t’i shohim mundësitë se a do të shpronësohen prona apo do të zgjerohet rruga aktuale.

“Unë siguroj se autostrada do të bëhet por nuk do të kushtojë 1 miliardë euro”, ka premtuar Gaxherri.

Ajo tha se LDK’ja do t’i sheh mundësitë se a do të shpronësohen tokat apo do të zgjerohet rruga aktuale.

“Do shohim mundësitë se a do ta shpronësojmë tokat apo jo, se a ka nevojë, ku ka nevojë, apo a duhet me vazhdu rrugën aktuale me u zgjeru. Sepse po, ka nevojë me u bë një zgjerim deri në prizren”, ka thënë Gaxherri.

Ajo tha se që kjo autostradë të bëhet, duhet të shkurtohet buxheti i për arsim dhe shëndetësi.  

“Cilido subjekt që vendos të bëjë një gjë të tillë duhet të bëjë shkurtim buxheti në arsim, shëndëtesi etj”, shtoi Gaxherri.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...