Tregu Shqipëri-Kosovë, Konfindustria: Peng i grupeve monopoliste të lidhura me politikën

Ekonomi

Tregu Shqipëri-Kosovë, Konfindustria: Peng i grupeve monopoliste të lidhura me politikën

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:33
Konfindustria

Konfindustria, e cila mbron biznesin e madh, ka ngritur shqetësimin se grupe  monopoliste të lidhura me vendimmarrjen politike në Shqipëri dhe Kosovë, po pengojnë krijimin e një tregu të përbashkët. Sipas kësaj shoqate, krijimi dhe funksionimi sa më i shpejtë i Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë,  mund të japi shpresa për shpëtim nga falimentimi i sigurt edhe për vetë bizneset e mëdha të dy shteteve shqiptare.  

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, shoqata që mbron interesat e biznesit të madh  ngre shqetësimin se  ka përpjekje të qarta nga grupe monopoliste të lidhura me vendimmarrjen politike në të dy shtetet, që të mbajnë mbyllur tregjet përkatëse, duke marrë shpesh herë edhe pamjen e një lufte tregtare të mirëfilltë.  

Biznesi i madh vlerëson se është   shumë  e rëndësishme krijimi i Tregut Kombëtar, ndërsa thuhet se pavarësisht marrëveshjeve të shumta dhe shfaqjeve politike ndërmjet qeverive të dy shteteve shqiptare jo vetëm nuk është shënuar përparim, por janë bërë hapa mbrapa, ndërsa një numër i madh i marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara kanë mbetur të pazbatuara, ndërsa thotë se  për më tepër janë shtuar pengesat, duke përmendur taksën e rrugës së kombit. 

Konfindustria vlerëson, se krijimi dhe funksionimi sa më i shpejtë i Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë si hap i parë, përtej interesave të ngushta të grupeve të caktuara të biznesit, paaftësisë dhe korrupsionit politik, mbetet një nga mënyrat e vetme, që mund të japi shpresa për shpëtim nga falimentimi i sigurt edhe për vetë bizneset e mëdha të dy shteteve shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat