OAK kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë për masat mbrojtëse ndaj biznesit

Ekonomi

OAK kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë për masat mbrojtëse ndaj biznesit

Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:08
OAK

Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës unanimisht kërkoi sot ripërsëritjen e kërkesës së e bërë para dy ditëve për marrjen e masave urgjente mbrojtëse për efektet që mund të shkaktohen nga koronavirusi, duke marrë parasysh zgjerimin e shpejtë të kësaj sëmundjeje në vendet e rajonit.

OAK përshëndet vendimet e mbrëmshme të Qeverisë për masat mbrojtëse dhe kërkon që të ketë masa edhe për bizneset dhe punëtorët që do të detyrohen të mungojnë në procesin e punës gjatë ditëve në vijim.

“Kjo pandemi mund të shkaktojë vështirësi financiare qoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive. Oda e Afarizmit kërkon që Qeveria të merr masa për shtyrjen e mundshme të tatimeve dhe kredive ndërsa bizneset që do të pësojnë dëme nga kjo pandemi të gjendet mënyra e kompensimit të tyre, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat