​SPAK kërkon që disa shërbyes civil të përfshihen në pakon mbështetëse - Bota Sot
​SPAK kërkon që disa shërbyes civil të përfshihen në pakon mbështetëse

Ekonomi

​SPAK kërkon që disa shërbyes civil të përfshihen në pakon mbështetëse

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:30
SPAK

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka reaguar pas propozimit të ministrit të Financave, Besnik Bislimi, duke kërkuar që të kenë parasysh edhe një numër të konsideruar të punësuarve në institucionet publike, shërbyesit civil të cilët në vazhdimësi kanë qenë dhe janë në krye të detyrës në ketë kohë të pandemisë Covid-19.

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës nëpërmjet një komunikate ka përshëndetur propozimin e ministrit Bislimi për mbështetje financiare për mjekët, policët, zjarrfikësit, punëtorët e maketeve, furrave të bukës dhe punëtorëve të farmacisë duke mos përjashtuar edhe pakon financiare të propozuar për t’i ndihmuar edhe kompanitë private me qellim mbulimin sado pak të pagave për të punësuarit në këtë sektor.

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kërkon nga ministri i Financave që në bashkëveprim të ngushtë me kryetarët e komunave, ministrit dhe institucionet tjera që në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën pako, të mbështetjes financiare të përfshihen edhe Shërbyesit Civil dhe të punësuarit të cilët gjatë kësaj përudhe kanë qenë të obliguar të lajmërohen në vendet e tyre të punës si inspektorët e të punësuarit në QPS, Ofiqari ,punëtorët teknik, pylltarët dhe të tjerët shërbyes sipas punës dhe angazhimit të tyre.

Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë shërbyesve civil që janë duke punuar, të kenë kujdes të shtuar duke kërkuar nga institucionet ku punojnë që t’iu sigurojnë pajisje adekuate të nevojshme si dizinefekturs, maska dhe dorëza si masë preventive. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat