Kërkohet rishikimi i Ligjit për buxhetin, shkaku i Pakos Emergjente - Bota Sot
Kërkohet rishikimi i Ligjit për buxhetin, shkaku i Pakos Emergjente

Ekonomi

Kërkohet rishikimi i Ligjit për buxhetin, shkaku i Pakos Emergjente

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:02
Foto Ilustrim

Pakoja Emergjente e miratuar të hënën nga Qeveria në detyrë është parë si e mangët nga ana e partive opozitare.Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që të bëhet rishikimi i Ligjit për Buxhetin e vitit 2020, e kjo pako të përfshihet në këtë ligj.

Sipas PDK-së, pakoja duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.Mirëpo, ata thonë që nuk do të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme, pasi këtë presin që ta bëjë Qeveria në detyrë.Me thirrjen e një seance nuk pajtohet as nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

E Ministria e Financave, si hartuese e pakos emergjente dhe e Ligjit për Buxhetin, thotë që rishikimi i buxhetit do të bëhet, por më vonë.“Kur të stabilizohet e gjithë puna me epideminë, kur të fillojnë aktivitetet e reja, buxheti edhe një herë do të analizohet. Varësisht prej analizave që do t’i kemi do t’i drejtohemi Kuvendit”, ka thënë Ilir Aliu, Zv.ministër në Ministrinë e Financave.

Qeveria në detyrë, të hënën, ka miratuar një Pako Emergjente që do t’i ndihmonte skemat sociale e bizneset në kohën e pandemisë, vlera e së cilës është rreth 179 milionë euro.Mirëpo, për të filluar me aplikimin e saj duhet të marrë edhe një aprovim nga Kuvendi i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat