Japonia e gatshme të përkrahë Kosovën në përballjen e pandemisë COVID-19

Ekonomi

Japonia e gatshme të përkrahë Kosovën në përballjen e pandemisë COVID-19

Më: 24 prill 2020 Në ora: 16:34
Pamje nga takimi

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen emergjente në Kosovë, për shkak të pandemisë COVID-19, masat që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të pandemisë.

Ministri Bislimi gjatë takimit theksoi progresin e deritanishëm në zbatimin e Pakos Fiskale Emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por gjithashtu shprehi nevojën për ndihmën e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërsa, ambasadori japonez Ogasawara, shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e situatës së pandemisë si dhe tregoi gatishmërinë e shtetit të Japonisë për ta ndihmuar Kosovën në përballimin e pasojave të shkaktuara.

Ambasadori gjithashtu theksoi mundësinë e bashkëpunimit në mes të Japonisë dhe Kosovës në fushën e biznesit pas përfundimit të gjendjes së pandemisë dhe normalizimit të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat