E konfirmon BQK: Nuk ka shtyrje tjetër të pagesave të kredive

Ekonomi

E konfirmon BQK: Nuk ka shtyrje tjetër të pagesave të kredive

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës konfirmoi se nuk do të ketë shtyrje të re të pagesave të kësteve të kredive.

Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, tha se ma largimin e masave kufizuese e kanë konsideruar se përfundon edhe masa emergjente e vendosur muajve të kaluar.

Ahmeti tha se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën porse në plan të parë është ruajtja e stabilitetit financiar.

“Nga momenti kur janë liruar masat kufizueses dhe kanë filluar punën shumica e veprimtaritë ekonomike, dhe me vazhdimin e largimit të masave kufizuese, konsiderojmë se përfundon edhe masa emergjente e vendosur gjatë muajve të kaluar. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë së monitoruari me shumë kujdes zhvillimet ekonomike dhe ato në sektorin financiar, në mënyrë që të japim kontributin tonë të mëtejmë në rimëkëmbjen e ekonomisë, por gjithmonë duke vendosur në plan të parë ruajtjen e stabilitetit financiar që është edhe detyra primare e BQK-së”, deklaroi Ahmeti.

Ndryshe nga Kosova disa vende të tjera kanë mundësuar që të shtyhen sërish pagesat e kësteve të kredisë.

Në Shqipëri iu është dhënë mundësia që pagesat e kësteve të kredive të mund të shtyhen edhe me tre muaj të tjerë, duke bërë një shtyrje në total prej 6 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat