Zyrtari i ministrisë së financave: Vonesa e pakos së parë kishte ndodhur për shkak të rishikimit të buxhetit

Ekonomi

Zyrtari i ministrisë së financave: Vonesa e pakos së parë kishte ndodhur për shkak të rishikimit të buxhetit

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 20:34
Ermal Lubishtani

Zyrtari i ministrisë së financave, Ermal Lubishtani, ishte i ftuar në dokumentarin “Expose”.

Mes shumë çështjeve, ai foli edhe për vonesat e pakos së emergjenteve, ku “fajin” ia la vonesës së rishikimit të buxhetit.

“Vonesa e parë ishte shkaktuar për shkak të rishikimit të buxhetit. Prej se kemi ardhur në këtë ministri, kemi filluar përgatitjet për rishikim të buxhetit, duke e ditur se nuk do të ketë mjete të mjaftueshme për ekzekutimin e të gjitha masave të pakos së kaluar.

Në ndërkohë, pasi ndodh rishikim-dekretimi dhe nënshkrimi nga presidenti, ne të nesërmen kemi filluar me ekzekutimin e mjeteve mbi 20 milionë euro në masën 15, 3a, 3b -1:11”, tha mes tjerash Lubishtani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat