Fondi Monetar: Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19 do të zgjasë me vite

Ekonomi

Fondi Monetar: Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19 do të zgjasë me vite

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:38
Foto Ilustrim

Kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 po zgjat më shumë sesa pritej dhe disa vendeve do t’u duhen vite para se ekonomitë e tyre të fillojnë të rriten përsëri.

Kështu tha zëvendësdrejtori i parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Geoffrey Okamoto, duke shtuar se vendet po vazhdojnë t’i frenojnë pasojat e pandemisë.

Okamoto kujtoi në takimin në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndarë 90 miliardë dollarë për financimin emergjent të pothuajse 80 vendeve, por vazhdon të punojë me vendet anëtare për të frenuar pandeminë dhe pasojat e saj.

“Ne po përpiqemi të ruajmë forcën tonë financiare. Do të duhen disa vjet për t’u kthyer në rritje dhe shumë vende do të kenë nevojë për mbështetje gjatë rrugës”, tha Okamoto.

Po ashtu, organizata parashikon një recesion edhe më të thellë dhe një shërim më të ngadaltë nga pasojat e pandemisë COVID-19, sesa ai i parashikuar në prill.

Sipas analizës së fundit të FMN-së, pandemia e ka ndaluar ekonominë botërore, e cila ka ndihmuar në mbajtjen e virusit dhe shpëtoi jetë, por ka shkaktuar recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat